Politika

Basha del kundër ambasadës amerikane: Kam mbështetje totale nga Uashingtoni

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë kundër ndërkombëtarëve që janë shprehur kritikë me protestën e opozitës dhe kërkesën për qeveri teknike, duke thënë sot nga çadra e protestës se nuk do të ketë asnjë tërheqje.

Ndërkohë ai ka dalë edhe kundër deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Një ditë pasi ambasada amerikane në Tiranë deklaroi për Top Channel se administrata e Presidentit Trump nuk  mbështet veprimet e PD, Basha sot ka deklaruar të kundërtën.

Ai ka këmbëngulur se kauzat e Partisë Demokratike mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi marrë mbështetje totale në Uashington dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka vetëm një synim, Shqipërinë e standardit europian. Nuk do të ketë asnjë tërheqje”, tha Basha.

Ai theksoi se nuk do të pranojë kurrë një drejtësi të kapur nga Rama.

Le ta dëgjojnë miqtë dhe armiqtë, ata që na duan të mirën, edhe ata që mbushin xhepat me paratë e korruptuara dhe të pista të drogës së Ramës. Drejtësi në duart e Ramës nuk ka për të pasur kurrë, ndaj jemi këtu për të garantuar shqiptarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë për vendosmërinë tonë për të zbatuar paktin e 22 korrikut, që është dhunuar në mënyrë të njëanshme nga hajduti i CEZ nga njeriu që prodhoi e futi në xhep miliarda me drogë, kanabis, heroinë, klanet e të cilat i ka përfaqësuar në qeveri me ish ministrin dhe ministrin aktual të brendshëm”, tha Basha.

Related Articles

Nje koment

  1. Vellezer e motra, bashkeatdhetar tan. Mos u mashtroni nga demagoget, nga karieristet, nga ipokritet, qe premtojn, parajsen per te tjeret, ne te vertet parajsen e duan vetem kariken e pushtetit. Pretendimet e Bashes, se ka mbeshtetjren e qeveris te SHBA, jan te njohura se SHqiperia, ka qen dhe mbetet parner strategjik i SHBA,, jo sot, por ka 100 vjet, qe kur na mbrojti nga gllaberimi i fqinjeve. perjashto kohene komunizmit qe e shkallmoi kete miqesi, mbas 90 e ketej kemi qen dhe mbetemi,aleat strategjik. Takimet e Lulezim Bashes, apo te Mediut, apo te kujdo qofshin, jasht DSHA. jan takime e konsiderata personale, shokesh, miqsh, me apo pa interesa materjale, ne kuader miqsh, shokesh dhe krah partiak, qembeshtesin njeri tjetrin, por kuresesi sperfaqesojn politiken dhe qendrimin politik te asnje shteti. Keshtu qe deklarata e ber nga ambasada e SHBA ne Tirane diten e djeshme esht qendrim zyrtar, cdogje tjer qe propagandon Basha esht deshir dhe politik e PD dhe Bashes per qellime elektorale, sha sa me shum, premto sa me shume, se dicka dote mbetet per te mar vota nga ata qe e degjiojn. Prandaj si bashkeatdhetar iketi vendi, bashkohem me deklaratene ambasades se SHBA, neTirane dhe deshiroi qe lulezim basha te cbllokoi situaten politike, te dregoi deputetet qe populli ika zgjedhur per te miratuar ligje per te miren e shqiptareve dhe te ardhmen e femijeve te tyre dhe jo ti mbaj peng ne cader, duke krijuar e thelluar kriza artificjale, vetem e vetem te krijoj pengesa artificjale me lloi lloi ycklash e pretendimesh vetem e vetem te pengohet rreforma ne drejtesi dhe vettingu qe dote bej hetimin dhe seleksjonimin e gjyqetareve, prokuroreve, me pas edhe te politikaneve. Drejtesia e kooruptuar me padrejtesit qe ka ber dhe politikanet e papargjegjesem, qe kane shkelur ligjet dhe kan vjedhur pasurin kombetare duhet te pergjigjen para derejtesis te rreformuar, sepse se bashku me kete drejtesi qe esht sot e kan zhytur vendin tone ne varferi te pa merituar. Prandaj si shqipatro amarikan deshirojm sa me pare te ulen ne tavolin dhe te ariet marveshje politike ne interes te shqiptareve, te miratohen sa me pare ligjet e nevojshme per implementimine rreformes dhe vetingut dhe me daten 18 Qershor te zhvillohen zgjedhjet, duke kerkuar me shum vezhgus te huaj, pse jo duke depolitizuar edhe komisjonet nga partiak te jen asnjanas, ka plot intelektual, te fushave te ndrushme ne vend, partit te ken vetm veszhgsi e tyre. Qeveria te mare masa per infrastrukturen dhe policia te jet garante e qetesis dhe cdo gje ralizohet persembari. Cdo gje esht e mundur per mir. SHpresojm qe keto zgjedhje te jen model per ti treguar faktorit nderkombetr se edhe shqiptaret ne fund aritente bejn zgjedhje te lira demokratike . Faleminderit per mrekuptimin dashamires qe kam per vendin dhe popullin tim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button