Europa

Merkel fiton zgjedhjet “provë”

CDU-ja e Angela Merkelit fitoi me shumicë të ndjeshme votash zgjedhjet rajonale në landin e Zarës, një triumf ky që ka dekurajuar kampin socialdemokrat, që pretendon të dale në krye sivjet në zgjedhjet parlamentare.

Kristjandemokratët e kancelares Merkel morën, sipas rezultateve jopërfundimtare, 41% të votave, ndërsa socialdemokratët vetëm 29%.

Zara, në kufi me Francën, ka një popullatë prej një milion banorësh, e vogël krahasuar me landet e tjera.

Por, kudo në Gjermani zgjedhjet e saj u panë si parashikuese të tendencës së përgjithshme për parlamentaret e muajit shtator, në të cilat  Merkel kandidon për një mandat të katërt si kancelare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button