Bota

Australi, mijëra të evakuuar nga cikloni “Debbie”

Banorët e zonave veriore bregdetare në krahinën Queensland në Australi kanë nisur të përgatiten për superstuhinë që po i drejtohet qyteteve të tyre, ndërsa raportohet se me mijëra janë evakuuar.

Cikloni “Debbie” është vërsulur me furi drejt brigjeve australiane dhe pritet që të mbërrijë në Queensland të martën në mëngjes.

Banorët në qytezën Airlien Beach nisën të mbushin thasët me rërë dhe të izolojnë dritaret e godinave, ndërsa fqinjët e tyre në qytezat e Townsville dhe Bowen tashmë kanë lënë pas gjithçka që kishin, për t’i shpëtuar furisë së stuhisë.

Autoritetet australiane urdhëruan mbi 35 mijë njerëz që të braktisin banesat, megjithëse mediet raportojnë se disa banorë nuk kanë pranuar të largohen, duke u justifikuar se në të shkuarën shpesh janë gënjyer nga alarmet e ekzagjeruara dhe nuk kanë ndërmend që ta pësojnë sërish.

Sipas meteorologëve, cikloni “Debbie” do të forcohet në një stuhi të kategorisë së katërt, me erëra deri në 300 kilometra në orë.

Autoritetet thanë se “Debbie” mund të jetë stuhia më e fortë, që prej ciklonit “Jasi” në vitin 2011, që la pas një vazhdë shkatërrimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button