Kronika

Më 2 maj shpallen fituesit e Lotarisë Amerikane, ambasada: Kujdes nga këto mashtrime

Më 2 maj shpallen fituesit e “Lotarisë Amerikane”.

Me këtë rast, ambasada amerikane në Tiranë njofton gjithë aplikuesit që të kenë kujdes nga disa emaile mashtruese.

Njoftimi:

Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur.

Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa emaile të rreme, si më poshtë.

Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që emaile të tilla janë të rreme!

Nëse ju vijnë të tilla emaile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button