Ekonomia

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “TIRANA 2017”-vend takimi i atraksionin turistik shqiptar dhe atij rajonal

Promovimi dhe nxitja e turizmit shqiptar në tregjet rajonale e më gjerë me vlerat e veçanta natyrore, por edhe me traditën kulturore dhe kulinarinë, ishte qëllimi i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit 2017, një event i organizuar nga Albexpo Group, shoqatat Turistike Shqiptare dhe të Rajonit, nga data 24-25 mars në Pallatin e Kongreseve Tiranë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ai i Vlorës Dritan Leli, përuruan panairin, ndersa ishin te pranishem edhe kryetari i shoqates se operatoreve turistik nga Mali i Zi, Kosova, Bujanovci si dhe te fruarf te tjere nga rajoni.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, i uroj organizatorët dhe pjesëmarrësit për këtë iniciativë, duke e cilësuar Panairin e Turizmit, si mënyrën më të mirë për të përcjellë përmes promovimit,  bukuritë natyrore, asetet e qyteteve jo vetë nga Shqipëria por edhe nga vendet e Ballkanit e më gjerë. “Ky aktivitet është një mundësi për të stimuluar ekonominë dhe zhvillimin” tha Veliaj.
Sot për Tiranën vijoi ai, turizimi është një nga burimet kryesore që sjellë të ardhura jo vetëm për bashkinë por dhe ekonominë e kryeqytetit. Në ditë e fund javës, Tirana është bërë një nga destinacionet  kryesore  për visitorët e turistët e huaj dhe ndër më të rëndësishmit në Europë. Për disa muaj rresht mediat e huaja e cilësuan Tiranën një ndër 10 qytetet kryesore, për një pushim të shkurtër,  tha Kryebashkiaku.
“Projektet dhe strategjitë për zhvillimin multidimencinal të kryeqytetit, e kanë bëtë Tiranën sot qytet me atraksin të vacantë dhe risi qendrash për tu vizituar në çdo kohë dhe për shumë gjëra, si në aspektin turistik, historik, kulturor dhe vlerave tradicionale”, theksoi Veliaj.
TURI2Ndërsa kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli, u shpreh se Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, është një mundësi e mirë për promovimin e qytetit bregdetar të Vlorës. ‘Me investimet që po bëhen, ne po projektojmë të ardhmen dhe zhvillimin e qytetit jugor, perlë të turizmit shqiptarë”-tha Leli.
Në këtë aktivitet përshëndetën edhe përfaqësues të tur-operatorëve turistikë nga Shqipëria, Mali i Zi, Bujanovci, Kosova, etj.
Klajdi Bektashi, organizator i eventit tha se, në edicionin e 8- të të Panairit  Ndërkombëtar të Turizmit 2017, që zhvillohet nga data 24-15 mars, marrin pjesë mbi 100 kompani nga sektori i hotelerisë, agjencive turistike dhe artizanatit nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bujanovc, Maqedoni, Greqi, Itali Turqi etj.
Sipas tij, sot vëmëndja e shumë pushuesve është tërhequr drejt destinacionit më të ri turistik, Ballkanit Perëndimor. Ky rajon është i gatshëm të ofrojë mundësinë e zbulimit më të ri të një prej popullimeve më të hershme të botës.
Me një kombinim magjik të natyrës pothuaj të virgjër me historinë, kulturën dhe traditat e popujve, Ballkani Perëndimor ka potencialin për tu shndërruar në një prej destinacioneve më të kërkuara nga turistët. Mundësuar nga bukuritë natyrore të Shqiperise e rajonit, Ballkani Perëndimor është shumë i pasur në ofertë për turizëm të shumëllojshëm, shprehet Bektashi.
Misioni i këtij eventi, theksoi ai, është të zhvillojë turizmin e qëndrueshëm në rajon ku shumë e rëndësishme është angazhimi dhe bashkëpunimi i komuniteteve lokale dhe kombëtare, si dhe futja e eksperiencave ndërkombëtare më të arrira në këtë fushë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button