Home / Kronika / “Nuk ka asnjë shqiptar të përfshirë në vrasjen e dhunshme të 20-vjeçarit italian”

“Nuk ka asnjë shqiptar të përfshirë në vrasjen e dhunshme të 20-vjeçarit italian”

Ka shkaktuar një debat të madh mediatik e politik në Itali rrahja deri në vdekje për motive të dobëta e një 20-vjeçari italian në komunën e Alatrit.

Por ndryshe sa kanë përcjellë këto ditë mediat, nuk është një bandë shqiptare dhe asnjë shtetas i vetëm shqiptar autorë të dhunës vdekjeprurëse ndaj 20-vjeçarit.

Këtë fakt e ka deklaruar sot zyrtarisht në një konferencë shtypi Prokurori i çështjes Giuseppe de Falco duke komunikuar se për vdekjen e italianit Emanuele Morgani janë arrestuar dy shtetas italianë, vëllezër. Bëhet fjalë për Mario Castagnacci dhe Paolo Palmisani, pjesë e bandës më 7 persona që po mbahen nën hetim.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes pranë një diskoteke të njohur të qytetit të Alatrit.

Motivi i grindjes ka qenë konsumi i një pije. Duke u degjeneruar më pas në një dhunë të tmerrshme jashtë lokalit.

20-vjecari italian është rrahur me zinxhirë e mjete të forta deri në thyerjen e kafkës me pasojë vdekjen e tij.

Trupi i tij është tërhequr si trofe nëpër rrugët e Alatri. Pas 36 orësh agoni Emanuele Morgani ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit.

Ndaj kësaj ngjarje të rëndë është prononcuar dhe vetë Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella duke u shprehur: “Kurrë më dhunë si në ngjarjen e Alatrit. Të luftojmë së bashku dhunën që shpërndahet në internet, por edhe dhunën në marrëdhëniet humane”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: