Home / Sporti / Shqipëria me formacion sulmues përballë Bosnjës, zbardhen dy skemat e De Biazit

Shqipëria me formacion sulmues përballë Bosnjës, zbardhen dy skemat e De Biazit

Rezultat dhe të fitojmë lojtarë të rinj. Ky është objektivi i trajnerit De Biazi në përballjen e sotme me Bosnjë Hercegovinën, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Nga çka u la të kuptohet në seancën përmbyllëse stërvitore në kuadër të kësaj miqësoreje, pritet të kemi në fushë një skuadër me lojtarë me cilësi sulmuese.

Mungesa e rezultateve, por mbi të gjitha goli ka bërë që trajneri italian të mendojë një taktike ndryshe nga çka jemi mësuar ta shikojmë më herët. Pritet që ta sulmojë kundërshtarin me lojtarë të shpejtë si Sadiku, Hyka dhe Roshi. Gjatë seancës së djeshme, trajneri De Biazi ka provuar dy variante sa i përket formacionit të mundshëm.

VARIANTI 1

Sikurse përmendi edhe në konferencën për shtyp, De Biazi pritet t’ua besojë vendin e titullarit katër mbrojtësve që luajtën ndaj Italisë: Veselit, Ajetit, Hysajt dhe kapitenit Agolli, i cili në një pjesë të mirë të minutazhit do të zëvendësohet nga Naser Aliji. Porta do të ndahet mes Berishës dhe Hoxhës, por portieri i Atalantës shikohet si titullar.

shqiperia formacioni.

Mesfusha pritet të ketë vetëm një ndryshim, atë të Lilës me Hykën, që do ta nisë nga minuta e para, pasi mori udhëzime të shumta nga De Biazi në fillim të seancës stërvitore. Ndërsa Memushaj, Kukeli, Roshi dhe Basha do të plotësojnë katër vendet e mbetura vakant. Sulmi pritet t’i besohet Sadikut.

VARIANTI 2
Italiani, përgjatë seancave stërvitore, ka tentuar të përgatisë edhe skuadër me dy sulmues. Nëse do të aplikohet varianti me dy sulmues të deklaruar, pritet që partneri i Sadikut të jetë Cikalleshi, njëri prej të cilëve do të zëvendësohet nga Bala gjatë lojës. Me këtë variant sakrifikohet mesfushori Migjen Basha, pasi mesfusha do të përbëhet vetëm nga katër futbollistë: Kukeli dhe Memushaj në qendër të mbështetur nga krahët nga Roshi dhe Hyka, të cilët konsiderohen lojtarë teknikë dhe të shpejtë.

shqiperia formacioni1.

Ajo që nuk ndryshon në të dyja variantet ngelet reparti i mbrojtjes, i cili duket i konsoliduar me Ajetin dhe Veselin në qendër dhe nga krahët Agolli me Hysajn. Me kalimin e minutave dhe në varësi të rezultatit, italiani pritet të hedhë në fushë lojtarët e duhur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: