Home / Bota / Obama bën publik planin kundër ISIS-it

Obama bën publik planin kundër ISIS-it

Barack ObamaPresidenti amerikan, Barack Obama njoftoi sot se do të paraqiste të mërkurën e ardhshme planin e tij të veprimit kundër Shtetit Islamik (ISIS) duke theksuar se plani nuk parashikonte dërgimin e trupave amerikane në terren dhe se ai nuk do të ishte njësoj me luftën në Irak. “Faza e ardhshme parashikon kalimin në sulm”, deklaroi Obama. ”Të martën do të takoj liderët e Kongresit dhe të mërkurën do të zhvilloj diskutime dhe do të bëj publike planin tonë të veprimit”, theksoi ai për stacionin e lajmeve, NBC News. Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan që sot një seri sulmesh në Irak për të neutralizuar xhihadistët e ISIS-it, të cilët po përpiqen të marrin kontrollin e digës së Hadithas, shkruante gazeta ”Wall Street Journal” online duke cituar burime ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published.