Maqedonia

Zgjedhja e kryetarit shqiptar, Kuvendi maqedonas vazhdon punimet

Kuvendi i Maqedonisë pritet të rinisë punimet për seancën e konstituimit dhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit maqedonas.

Dita e djeshme u karakterizua nga polemikat mes VMRO-së së Nikolla Gruevskit dhe LSDM-së së Zoran Zaev. Por, qëndrime të kundërta pati edhe mes partive shqiptare, pasi Lëvizja Besa deklaroi se nuk e mbështet kandidaturën e Talat Xhaferri të BDI-së së Ali Ahmetit.

Pritet sesi do të vazhdojnë punimet pasi ka shumë deputetë që kanë kërkuar fjalën. Ata të VMRO-së u paraqitën të gjithë për replika në përpjekje që të zgjasin sa më shumë procesin.

Thuhet se vetë Nikolla Gruevski nuk ndodhet në Shkup, por në Maltë për një vizitë dhe nuk dihet sesi do të jetë qëndrimi i partisë së tij ditën e sotme, a do ta bllokojë procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Nëse kjo realizohet, do të ishte hera e parë që shqiptarët marrin kreun e Kuvendit të Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button