Home / Bota / Rishfaqet Hillary Clinton: Do të doja…Shtëpinë e Bardhë!

Rishfaqet Hillary Clinton: Do të doja…Shtëpinë e Bardhë!

Hillary Clinton ka mbajtur të parin fjalim publik të saj, që pas disfatës në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, në një konferencë për gratë e biznesit në San Francisco.

Ajo kritikoi foton e ligjvënësve republikanë meshkuj, që negocionin legjislacionin për kujdesin shëndetësor të grave, si dhe u kërkoi zgjedhësve të luftonin politikat e Donald Trumpit, pa përmendur sidoqoftë emrin e tij.

“Rezisto, këmbëngul dhe rekruto”, është motoja e re e saj.

“Jam e kënaqur që kam dalë nga pyjet. Dhe jam këtu në shoqërinë e kaq shumë grave frymëzuese. E nuk ka asnjë vend tjetër ku do të doja të isha, përveçse këtu me ju…dhe në Shtëpinë e Bardhë”, tha Clinton.

Gjatë fjalimit të saj, Clinton foli gjerësisht për barazinë e grave dhe nuk u kursye në kritikat ndaj presidentit Trump dhe Partisë Republikane.

“Dukshëm, rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që unë kisha shpresuar dhe punuar. Por unë nuk do të ndalem asnjëherë së foluri për përfitimet tona të përbashkëta, që do t’i mundësonin burrave dhe grave të ruanin vendet e tyre të punës”.

Përveç disa komenteve në tubime publike dhe postimeve në “Twitter” nga llogaria e saj personale, Clinton ka qëndruar në hije që pas zgjedhjeve. Ajo është pikasur pas zgjedhjeve të nëntorit në pyjet afër shtëpisë së saj në Nju Jork dhe përkrah të shoqit, ish-presidentit Bill Clinton, që mori pjesë në betimin e presidentit Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published.