Home / Bota / Nis numërimi mbrapsht, Tusk: Britania dorëzoi dokumentin për ndarjen nga BE-ja

Nis numërimi mbrapsht, Tusk: Britania dorëzoi dokumentin për ndarjen nga BE-ja

Britania e Madhe nisi zyrtarisht këtë të mërkurë procedurat për largim nga Bashkimi Evropian. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka nënshkruar letrën, në bazë të të cilës nis zyrtarisht ndarja nga unioni, proces ky që do të zgjasë dy vjet.

Ambasadori britanik në BE i ka dorëzuar letrën presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili më pas ka konfirmuar marrjen e letrës.

“Britania dorëzoi dokumentin për ndarjen nga BE-ja”, ka konfirmuar Tusk.

Nënshkrimi i këtij dokumenti vjen nëntë muaj pasi britanikët votuan në referendum për të dalë nga BE-ja.

Sakaq, Kryeministrja britanike Theresa May ka folur para Parlamentit britanik duke bërë thirrje që të gjithë në vend të bashkohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.