Kosova

Vizita e zyrtarëve serbë në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugët

Ardhja e delegacionit serb për vizitë në Kosovë ka bërë që shumë rrugë të bllokohen në disa komuna të Kosovës.

Dhjetëra persona kanë bllokuar aksin rrugorë Prishtinë-Gjilan, respektivisht në vendin e quajtur Llabjan.

Edhe banorët e komunës së Rahovecit kanë dalë të protestojnë kundër kësaj vizite që nga ora 07:30 të mëngjesit të sotëm, duke bllokuar kështu rrugën në hyrje të fshatit Hoq e Madhe, shkruan Telegrafi.
Ndonëse ishte paraparë që sot të vinte edhe kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që ai deklaroi se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina.

Në vend të Vuçiqit, për vizitë në Kosovë është paralajmëruar ardhja e drejtorit të së ashtuquajturës zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Edhe rruga që vjen nga Prishtina për në komunat veriore të Kosovës, është e bllokuar. Banorët shqiptarë të

Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllokuar rrugën magjistrale për të ndalur serbët të takohen me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, i cili vjen për fushatë zgjedhore.

Ndryshe, këto bllokime rrugësh po ndodhin si kundërshtim i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, dhe ardhjes së Vuçiqit në Leposaviq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button