Politika

Bushati, Blushit: Përdore cinizëm degradues ndaj emigrantëve shqiptarë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është përgjigjur deputetit të LIBRA-s, Ben Blushi pas deklaratave për dekoratën e Ramës në Paris.

Bushati i tha Blushit se foli në mënyrë cinike ndaj emigrantëve.

Shpresoj shumë që të ketë qenë një cinizëm nga pakujdesia mënyra degraduese mënyra si i kualifikove emigrantët shqiptarë. Të kam dëgjuar këtu që ke derdhur lot krokodili për votën e tyre, ke folur edhe në Athinë për të drejtën e tyre dhe ke shigjetuar kush të ka dalë përpara se pse nuk i jepet e drejta e emigrantëve për të votuar.

Gjuha paragjykuese ndaj tyre, gjuha cinike ndaj tyre është e papranueshme në këtë sallë dhe për ne, sepse për fat të keq bëhet pjesë e lojërave politike në mënyrë të padrejtë.

Periudhën e fundit ke pasur luhatje të mëdha nga shpallja e luftës me Serbinë ke bërë thirrje që Kosova të fillonte luftën ndaj Srbisë dhe deri në këto momente si këto të sotmet sa i përket rolit të emigrantëve shqiptarë.

Edhe sikur Rama ta kishte marrë këtë demokratë si emigrant duhet të ndihemi të gëzuar, edhe sikur të kishe lexuar fjalën e parë të kryeministrit të Francës duhet të ishim ndjerë të gëzuar.

Me partnerët strategjik duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk është si ajo tavolina ku mblidhen hyzmeqarët e pendës dhe marrin porositë farë duhet të shkruajnë, këtu nuk i referohem atyre që mezi kanë mbaruar shkollën e mesme dhe më pas të lartën, por i referohem faktit që për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Shqipëria ka një partner strategjik si Franca”, tha Bushati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button