Rajoni

Sheshel: Vetëm një njeri mund ta kontrollojë Vuçiçin

Kandidati për president nga radhët e Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, deklaroi të mërkurën në Novi Sad se do ta mposhtë kandidatin e koalicionit aktual Aleksandar Vuçiç në raundin e dytë të garës, ndersa u shpreh se vetëm ai mund ta “kontrollojë” Vuçiçin.

“Ekziston vetëm një njeri që mund ta kontrollojë Vuçiçin, dhe ky jam unë. Askush nga kandidatët e tjerë nuk mund ta kontrollojë Vuçiçin, pasi ai është më i aftë se sa ata”, ka thënë Sheshel në konventën parazgjedhore në Novi Sad.

Ai tha se si kryetar vazhdimisht ka bërë presion ndaj qeverisë së Vuçiçit që të heqë dorë nga BE-ja dhe të forcojë lidhjet me Rusinë. Zgjedhjet presidenciale serbe do të mbahen më 2 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button