Politika

Lulzim Basha rrit sërish tonet: Kjo është luftë për jetë a vdekje, nuk keni parë asgjë akoma

Me një gjuhë të ashpër dhe të rëndë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po përdor mediat. Teksa qëndroi në këtë linjë, Basha me tone të larta tha se kjo është ‘luftë për jetë a vdekje’, duke paralajmëruar faktin se askush nuk kishin parë ende asgjë.

Lideri i opozitës, i cili sapo ishte kthyer nga Malta, ku mori pjesë në takimin e Partisë Popullore Europiane, pohoi se nisma e PD-së gëzon mbështetjen e aleatëve të BE-së.

Ju sjell përgëzimin dhe mbështetjen e liderëve të partive tona simotra, në qeveri, apo në pozitë, anembanë BE dhe drejtuesve më të lartë të Be. (Rama ik, Rama ik brohorasin protestuesit). Betejën e nisim në 18 shkurt do të vazhdojë deri në fitoren e plotë, deri në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike që do bëjë detyrën. Ky është mesazhi që përsëris sot, e kam thënë çdo ditë, për çdo qytetar, për çdo kënd që ka vesh të dëgjojë e mëndje të mendoj. Kjo qeveri e rëndë moralisht do të bjerë së shpejti edhe juridikisht. Sot i sapokthyer nga Malta dhe pasi kam dëgjuar broçkullat e mediave qeveritare, siç u do prapanica, lidhur me fjalët e aleatëve tanë, jo e tyrja, por e tija (Rama). Ne jemi për fatin e gjithë shqiptarëve të ndershëm. Qeveria teknike është mjeti, kushti, beteja nga e cila nuk kthehemi pa fitore, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të thotë në radhë të parë zbatim i ligjit të dekriminalizimit. Nga Malta kthehem me mbështetjen e kreut të EUROPOL-it”, tha Basha.

Kryedemokrati foli për peshq të mëdhenj e të vegjël, duke iu referuar këtu politikanëve shqiptarë, ndërsa u shpreh i bindur se me ndihmën e Europol do t’i kapë të gjithë ata dhe do t’i detyrojë të kthejnë paratë e grabitura.

“Kjo është luftë për jetë a vdekje, do zgjedhim një Shqipëri evropiane apo Shqipëri të bërë zap nga krimi. Çdo kriminel do largohet nga funksionet publike para se në këtë vend të ketë zgjedhje”, tha ai duke paralajmëruar “nuk keni parë asgjë akoma”.

Në bashkëpunim me Europolin do t’ju gjurmojmë dhe do ju ndjekim, nuk ka vrimë miu ku t’i fshihni paratë e krimit dhe drogës. Rrjeta europiane do t’ju ndjekë, oqean më oqean. Peshq të mëdhenj e të vegjël, bëhuni gati paratë që ia keni vjedhur shqiptarëve do t’i dorëzoni deri më një”, nënvizoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button