Mjeku pediatër Skënder Duka në Shkodër është dhunuar nga disa familjarë të një pacienti.
Ai ka marrë disa plagë të lehta, por është jashtë rrezikut për jetën.
Duka u godit nga familjarët e një fëmije të sëmurë që ishte shtruar në urgjencën e pediatrisë së qytetit.
Ai ka qenë mjek në shërbim teksa u dhunua nga disa persona.
Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje, teksa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.