Bota

SHBA, shembet nga zjarri mbikalimi i autostradës së Atlantës

Një mbikalim i autostradës 85 në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arterie e rëndësishme për rajonin juglindor, është shembur të enjten pas një zjarri të fuqishëm në këmbët e tij.

Nga incidenti nuk pati të lënduar, por autoritetet lokale sqaruan në Twitter se të gjitha korsitë ishin bllokuar dhe se banorët duhet ta shmangnin kalimin në zonë.

Kryebashkiaku i Atlantës, Kasim Reed deklaroi se shembja e urës nuk ishte pasojë e një akti terrorist. Nuk dihet megjithatë se çfarë e shkaktoi zjarrin që vazhdoi të djegie për një kohë të gjatë duke ngritur shtëllunga të mëdha tymi mbi zonë.

Hetimet mbi ngjarjen që ka shkaktuar probleme madhore të transportit, vazhdojnë. Në rrugën ndërshtetërore 85 kalojnë rreth 250 000 automjete në ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button