Home / Kronika / Ambasadori turk: Shqipëria të mbështesë Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Ambasadori turk: Shqipëria të mbështesë Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Pas ministrit turk të Bujqësisë, Ushqimit dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, i cili paralajmëroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar gjatë vizitës së tij në Tiranë për rrezikun e organizatës FETO, e udhëhequr nga Fetullah Gylen, ka reaguar sërish ambasadori turk nga Shkodra.

Hidajet Bajraktar tha se Turqia kërkon ndihmën e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe organizatës FETO.

“Shqipëria të mbështesë Turqinë dhe të jetë përkrah nesh në luftën ndaj terrorizmit. Po ndeshemi me armiq të organizatave terroriste si FETO apo DAESH. Jemi në luftë të përditshme me organizatat terroriste”- tha nga Shkodra ambasadori turk.

Më herët ministri turk tha se: “Turqia ndihmon në mënyrë që stabiliteti të jetë mbizotërues në të gjitha vendet fqinje, të gjitha vendet mike dhe vëllazërore. Dua që i gjithë populli shqiptar të dijë një gjë: Ndihma jonë ndaj tyre si do që të jetë puna do të vazhdojë, madje në çdo fushë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: