Te ndryshme

Kjo është shakaja më e bukur për 1 Prillin (Video)

Disa nxënës të një shkolle kanë vendosur t’i bëjnë një shaka për 1 prillin mësuesit të tyre.

Bëhet fjalë për studentët e kolegjit Aquinas në Grand Rapids, të cilët kanë futur në kurth profesorin Stephen Barrows.

Mësuesi i makroekonimisë i kishte paralajmëruar studentët që nëse atyre u binte telefoni gjatë orës së mësimit, do të duhej të përgjigjeshin dhe bisedën duhej ta dëgjonte e gjithë klasa.

Duke e ditur këtë zakon të profesorit, një nga studentet stimuloi një situatë qesharake. Ajo bëri sikur e telefonuan nga spitali dhe i konfirmuan se është në pritje të një fëmije.

Ndër të tjera personi që e telefonon i thotë se nuk duhet të shqetësohet edhe pse është nënë beqare e nuk dihet atësia e fëmijës.

Profesori ndihet keq në lidhje me këtë situatë dhe i kërkon ndjesë vajzës që e detyroi të ndante këtë lajm me gjithë të tjerët, ndërsa ajo ia kthen: S’ka problem, po e prisja këtë. Emrin fëmijës do t’ia vendos “Shakaja e Prillit”.

Të qeshurat e studentëve dhe mësuesit janë të papërmbajtshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button