Kronika

Britani, burg shqiptarëve me gjysmë milioni stërlina kokainë

Dy shqiptarët e dënuar nga gjykata e Birmingamit për drogën me vlerë prej gjysmë milioni stërlinash,  u kapën në flagrancë duke transportuar drogën nga detektivët e Agjencisë britanike të Luftës Kundër Krimit, NCA.

Erblin Hoxhajt  iu gjetën në çantën e tij të shpinës  4 kg kokainë e cilësisë së lartë, e cila sipas gazetës “Bimingham Mail”, nëse do të hollohej kapte vlerën e 500 mijë stërlinave në treg. 27-vjeçari u ndalua në makinën e tij Peugeot. Ai ishte vëzhguarnga detektivët duke hyrë më parë në një tjetër makinë, tip Audi për të dalë më pas prej andej me sasinë e drogës në çantën sportive.

Nga kontrollet e bëra në makinën e tij, u zbulua një hapësirë e modifikuar enkas, e cila hapej me një buton të fshehtë, por pa gjetur gjë në të.  Bashkë me të, policia arrestoi në një pikë karburanti edhe shqiptarin tjetër, Besjan Mustafaj, i cili ishte shoferi i makinës ku ishte marrë droga.

Ai mendohej se ishte korrieri që kishte sjellë drogën nga Londra.  Atij iu kap edhe një kartë identiteti   e rreme italiane.

Të dy shqiptarët e kishin pranuar fajësinë dhe morën vendimin me gjykim të shkurtuar duke u dënuar me nga 8 dhe katër vjet burg.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që drejtësia britanike dhe autoritetet ligjzbatuese arrijnë të luftojnë me sukses trafikun e drogës nga grupet shqiptare.

Aktiviteti i grupeve të trafikut të drogës është shtuar se tepërmi gjatë viteve të fundit në Britani edhe për shkak të shkallës së lartë të fitimit, që vërtetohet nga sasitë e mëdha të droges dhe parave të kapura nga këta grupe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button