Ekonomia

INSTAT: PBB-ja në tremujorin e katërt të 2016-ës rritje me 3.97%

Produkti i Brendshëm Bruto për tremujorin e katërt të 2016-s vlerësohet se u rrit me 3.97%. Shifrat i raportoi drejtoresha e INSTAT, Dalina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp.
Sipas saj, kontributin në rritjen e PBB-së e kanë dhënë sektorët Tregti, Akomodim, Transport dhe Shërbim Ushqimor me 0.94%, Ndërtimi me 0.89% dhe industria nxjerrëse me 0.61%.
Rritja në sektorin e parë erdhi nga aktiviteti i tregtisë dhe transportit, ndërsa në ndërtim nga kompanitë private që punojnë me TAP-in.

Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2016, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, pati rritje prej 3,46% krahasuar me vitin 2015.

PBB, sipas metodës së Shpenzimeve

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve për tremujorin e katërt të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e katërt 2015 shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit me 2,47%. Konsumi final i qeverisë u rrit me 1,76%. Komponenti i Formimit Bruto të Kapitalit fiks u rrit me 5,72%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve* u rritën me 15,91 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 0,45%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button