PolitikaPresidenciale

Tetë vjet në NATO, Nishani: Shqipëria, tani një vend që prodhon siguri

Presidenti Bujar Nishani ka uruar 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku shprehet se nga një vend i konsumimit të sigurisë, vendi ynë tashmë është prodhues i sigurisë.

“Tetë vite më parë, Shqipëria arriti të bëhej me meritë pjesë e Aleancës më të madhe politike-ushtarake që ka njohur njerëzimi, duke u shndërruar në saje të reformave të ndërmarra, edhe të mbështetjes së pakursyer të aleatëve tanë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një vend konsumues të sigurisë, në një vend që jo vetëm prodhon siguri, por jep kontributin e vet të qenësishëm në ruajtjen, lartësimin dhe promovimin e vlerave dhe parimeve botërore të hapësirës së lirisë e demokracisë anembanë botës”, thuhet në mesazhin e Nishanit.

Për kreun e shtetit, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në 2009 është arritja më e madhe historike “dhe merita e suksesi u takon të gjithëve që kontribuuan e vazhdojnë të kontribuojnë me dinjitet, duke bërë që flamuri kuq e zi të valëvitet krenar në Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, Afganistan kudo ku trupat paqeruajtëse dhe misionet e Aleancës shërbejnë me profesionalizëm e përkushtim”.

Si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, z. Nishani shpreh bindjes se ushtarakët e meritojnë plotësisht respektin e besimin e popullit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button