Home / Politika / Qeveri besimi? Rama thërret në Kryeministri njerëzit më të besuar (foto)

Qeveri besimi? Rama thërret në Kryeministri njerëzit më të besuar (foto)

Një ditë pas deklaratës së Ilir Metës se duhet një qeveri besimi për të dalë nga kriza politike kanë nisur lëvizjet në Kryeministri.

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama është takuar (sipas axhendës) me zyrtarin amerikan Aleksandër Arvizu dhe ambasadorin Donald Lu dhe fill pas tyre në selinë e qeverisë kanë mbërritur eksponentë të PS-së.

Siç shihet edhe në fotot që publikon “Panorama” në Kryeministri janë parë të hyjnë njëri pas tjetrit Saimir Tahiri, Gramoz Ruçi, Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafa.

Nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga PS-ja pas deklaratës së Metës një natë më parë që dha sinjale të qarta për daljen nga koalicioni.

*foto: Makinat e parkuara në oborrin e Kryeministrisë

Kryeministria-1

Kryeministrias2

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: