Home / Kronika / Nipi vret gjyshen e më pas vetëvritet

Nipi vret gjyshen e më pas vetëvritet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit rreth mesditës së të martës.

Në familjen Curri, në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar, sipas raportimeve paraprake, Ersid Curri, 25 vjeç ka qëlluar me armë gjyshen e tij 80-vjeçare, Hurme Curri dhe më pas po me të njëjtën armë është vetëvrarë.

Policia ka mbërritur menjëherë në banesën nga janë raportuar të shtënat. Dera e banesës ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Pas hapjes së saj, policia ka gjetur brenda dy trupat e pajetë dhe një armë zjarri automatike.

Është ende e paqartë nëse bëhet fjalë ngjarje aksidentale, apo për një krim të dyfishtë të qëllimtë. Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.