Home / Politika / Rama: I gatshëm për diskutim serioz me PD-në

Rama: I gatshëm për diskutim serioz me PD-në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook lidhur me deklaratën e partnerit të tij në qeveri, Ilir Meta.

“E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike. Edhe unë kam qënë dhe mbetem i gatshëm per cdo zgjidhje që i’a lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t’u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri”, shkruan kryeministri në rubrikën e tij në Facebook, “Shënimi i ditës”.

Për kreun e qeverisë nëse PD kërkon diskutim serioz është i gatshëm të ulet për të diskutuar, “qoftë edhe në çadër po të jetë nevoja”.

“Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çader po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike. Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër”, përfundon Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: