Home / Bota / Shpërthimi në Rusi, i dyshuari nga Kirgizstani

Shpërthimi në Rusi, i dyshuari nga Kirgizstani

Personi i dyshuar për atentatin me bombë në metronë e Shën Pjetërburgut është një shtetas rus me prejardhje nga Kirgizstani. Lajmin e ka bërë të ditur shërbimi i sigurisë për Azinë Qendrore.

Autoritetet kirgize e kanë identifikuar të dyshuarin si Akbarzhon Jalilov, me etni uzbeke, i lindur në vitin 1995 në Osh. Sidoqoftë, të dhënat për të, nëse ishte një atentator vetëvrasës, janë ende kontradiktore.

Media shtetërore kirgize raporton se, shërbimet sekrete të vendit janë në kontakt të vazhdueshëm me homologët rusë për hetime të mëtejshme. Nga ana tjetër, hetuesit rusë janë treguar shumë të rezervuar.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, në një takim me homologun kirgiz, Erlan Abdyldayev, deklaroi se “sulmi tregoi sërish rëndësinë për përpjekje të përbashkëta në luftën kundër kësaj të keqeje”.

Shpërthimi në metronë e Shën Pjetërburgut, ditën e hënë pas mesdite, la 14 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: