Europa

Presidencialet, francezët të pavendosur historikë

Zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Francë po rezultojnë më të pashembulltat në historinë e vendit me nivelin më të lartë të votuesëve të pavendosur që është parë ndonjëherë në këtë fazë të fushatës.

Vetëm 3 javë para raundit të parë të garës presidenciale, sondazhet sugjerojnë se rreth 43 përqind e francezëve ende nuk e dinë se për kë do të votojnë. Një total prej 11 kandidatësh presidencialë garojnë në raundin e parë të 23 prillit, nga ku do të dalin fitues vetëm dy prej tyre që do të përballen në raundin e dytë të 7 majit.

Sipas sondazheve, ata do të jenë kandidati i pavarur i qendrës Emanuel Macron dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen. Lideri i konservatorëve, Francois Fillon, i cili në fillim të fushatës konsiderohej favorit, ka përjetuar rënie të ndjeshme të mbështetjes pasi u vu në shënjestër të një hetimi zyrtar nën akuzë se ka paguar gruan dhe fëmijët për punë fiktive në Parlament.

Por ai i Fillon nuk ka qenë i vetmi skandal që ka tronditur zgjedhjet. Edhe Le Pen po hetohet për keqpërdorim të mundshëm të fondeve të BE. Prokurorët kanë nisur gjithashtu një hetim ndaj Emanuel Macron për favorizim të mundshëm gjatë organizimit të një eventi në Las Vegas, ku do të merrte pjesë vetë, atëherë ministër i Ekonomisë.

Pasiguria dhe zhvillimet e papritura në fushatën presidenciale i kanë bërë edhe më të pavendosur votuesit.

“Është e vështirë të vendosësh. Ka patur kaq shumë polemika, një ditë është e bardhë, një ditë e zezë. Kështu që ende nuk e di”, thotë një qytetar francez.

“Zgjedhjet amerikane ishin një shaka e madhe. Nuk e dija se në Francë mund të shkonte edhe më keq, por me skandalet e shumta, është vështirë të krijosh një opinion”, thotë një tjetër.

Sondazhet parashikojnë se Macron do të fitojë Presidencën në raundin e dytë të zgjedhjeve në muajin maj, gjithsesi me kaq shumë votues të pavendosur gara është mund të rezervojë të surpriza të mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button