roze

Mos u ngatërro me Naomi Watts

Naomi Watts është e njohur për jetën e saj larg Hollivudit, por nuk është e mbrojtur nga fotot e rastësishme që i bëhen në Nju Jork.


Aktorja 48-vjeçare është hakmarrë ndaj një fansi të saj që postoi një foto të saj në metro, duke e postuar për 667 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Në qershorin e vitit të kaluar, fotografia Aubrey Lofgren ishte me pushime në Nju Jork kur pa në metro të ulur përballë saj Naomi Watts.

Shkrepi një foto të aktores që shihte telefonin e saj dhe e postoi në Instagram, ku shkruan: “E bukura Naomi Watts sot në metro”. Aktorja nuk e la me kaq.

Vetë Naomi postoi në profilin e saj në Facebook një foto që mendohet të jetë Aubrey, që është me telefon në dorë dhe është duke bërë foto, në të njëjtën ditë.

“Kujtove se do ma hedhësh?”, shkruan Naomi të shoqëruar me hashtagët ‘të kapa’, ‘foto’ dhe “skena në metro”.

Pas kësaj, vetë Aubrey rrëfeu në Instagramin e saj se në foto ishte vetë ajo, të shoqëruar me diçiturën “E shkatërruar!”

Megjithëse këto postime kaluan pa u vënë re vitin e kaluar, u bënë virale tashmë pasi një përdorues i Twitter bëri lidhjen mes postimeve dashamirëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button