Amerika

Rice: Vizita e Obama-s në Kinë sjell një “hov” në marëdhëniet amerikano-kineze

riceVizita e radhës e presidentit Barack Obama në Kinë sjell një “hov” të konsiderueshëm në marrëdhëniet amerikano-kineze, vlerësoi sot në Pekin, Susan Rice, këshilltare për sigurinë kombëtare të presidentit amerikan.

Obama do të takohet ballë për ballë me homologun e tij kinez Xi Jinping para zhvillimit të mbledhjes së APEC (Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor) në nëntor në Pekin.

“Ai e konsideron këtë vizitë si një element të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve tona”, deklaroi Rice para se të kryente një mbledhje me përfaqësuesit më të lartë të politikës së jashtme kineze, këshilltarin e shteti, Yang Jiechi, dhe ambasadorin kinez në SHBA, Cui Tiankai.

“Presidenti më kërkoi që të vij këtu, ndërkohë që po shqyrtojmë edhe shumë çështje të tjera, për shkak të prioritetit që ai i ka dhënë marrëdhënieve amerikano-kineze”, theksoi ajo.

Yang Jiechi u shpreh se është i paduruar për të biseduar mbi interesat kryesore dhe çështjet thelbësore që shqetësojnë Kinën duke kërkuar një menaxhim konstrutkiv të keqkuptimeve mes Uashingtonit dhe Pekinit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button