Bota

Parlamenti mblidhet për dhënien e votëbesimit qeverisë së re

irakParlamenti irakian mblidhet sot për t’i dhënë votëbesimin qeverisë së re të Haidar al Abadi, në një moment ku vendi po përballet me një ofensivë xhihadiste të Shtetit Islamik (SHI).

Parlamenti do të zhvillojë një seancë të posaçme për miratimin e qeverisë, njoftuan dje në mbrëmje disa përfaqësues në një konferencë për shtyp.

Nëse qeveria nuk merr miratimin e deputetëve, procesi i konsultimit mes grupeve të ndryshme politike të vendit do të rifillojë nga e para.

Abadi parimisht ka kohë deri në 10 shtator për krijimin e qeverisë së re, të cilit i është kërkuar që të përfshijë të gjitha forcat politike të vendit, që është i përçarë nën sfondin e tensioneve të forta fetare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button