Bota

Rritet bilanci i të vdekurve në 300 persona për shkakt të musoneve

ee406-576x350Rreshjet e vazhdueshme të musoneve në Pakistan dhe në veri të indisë kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 300 të vdekur, sipas shifrave të publikuara dje nga përgjegjësit e dy vendeve fqinje.

Ushtria është dërguar në zonat ku ka përmbytje për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit me helikopterë, avionë dhe anije për të ndihmuar popullsitë që kanë mbetur të bllokuar nga rritja e papritur e nivelit të ujërave.

Rreshjet e dendura në Pakistan kanë shkaktuar të paktën 193 të vdekur gjatë tre ditëve të fundit dhe ka dëmtuar me mijëra shtëpi, njoftuan disa përgjegjës, ndërkohë që katër rajone janë vendosur në gjendje të jashtzakonshme.

Në indi, shirat dhe përmbytjet shkaktuan vdekjen e më shumë se 150 personave. Rreth 14 800 persona janë shpëtuar dhe 50 ekipe mjekësore janë dërguar në terren, njoftoi ministria indiane e Mbrojtjes në një komunikatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button