Kosova

Pavicevic: Jo kalime kufitare me Kosovën

pavicevic-jo-kalime-kufitare-me-kosov-euml-n_hdDejan Pavicevic, oficer për ndërlidhje i Serbisë në Kosovë, ka sqaruar për gazetën serbe, “Novosti“ Marrëveshjen për vendkalimet ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Sipas Pavicevic, marrëveshja e arritur në Bruksel për kalimet kufitare ndërmjet dy vendeve, të cilat ai i quan kalime administrative, nuk parasheh që në to të ketë kurrfarë shenjash e simbolesh dhe se ato nuk do të jenë vendkalime kufitare por kalime administrative.

Me këtë deklaratë ai thotë se e përgënjeshtron shefen e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, e cila ka thënë se në këto vendkalime do të ndërtohen pikat kufitare.

Pavicevic ka sqaruar se në “vendkalimet administrative”, sidomos në Merdare e në Jarinë ka nevojë objektive për zgjerim objektesh dhe për korsi të shtuara.

Fazën e parë të ndërtimeve, ka thënë ai, do ta bëjnë ekspertët serbë me ekspertë të BE-së.

“Ajo me çfarë mburremi, është se në këtë proces ia kemi dalë të gjejmë mënyrë për t’i kthyer Kombet e Bashkuara”, ka thënë Pavicevic.

Zyrtari serb thekson se sikur edhe deri më tash, në vendkalime do të kërkohen vetëm letërnjoftimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button