Kronika

Investigimi i “Fiks Fare”, në hetim faturistja e Maliqit

Pas investigimit të bërë nga emisioni “Fiks Fare”, policia e Korçës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj drejtorit të ujësjellës kanalizimeve fshat Korçë dhe punonjëses.

Vasil Stërjovski dhe Sonila Liço janë në hetim për shpërdorim detyre dhe vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, pasi “dyshohet se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë përvetësuar një shumë lekësh nga arkëtimet e kryera nga banorët e zonës Maliq. Nga verifikimet e kryera, në librezat e abonentëve kjo shumë është arkëtuar por nuk është bërë derdhja e saj pranë degës ekonomike të ndërmarrjes”.

“Fiks Fare” transmetoi se në zyrën e Ujësjellës-Kanalizimeve Maliq, punonjësja Sonila Liço, gjatë kohës që ka punuar si faturiste ka përvetësuar rreth 600 mijë lekë, pagesa mujore të rreth 600 abonentëve të Maliqit të bëra gjatë viteve 2014-2016. Edhe pse gjatë një kontrolli të ushtruar nga Drejtoria Qendrore është vërtetuar përvetësimi që ka bërë punonjësja Liço, ajo vazhdonte të ishte ende në marrëdhënie pune.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button