ParlamentarePolitika

Blushi në Kuvend: Rilindja për fat të mirë po bie

Rilindja po bie, ka deklaruar në Kuvend kreu i LIBRA-s, Ben Blushi duke akuzuar se as opozita dhe as qeveria nuk duan të shkojnë në zgjedhje.

“Unë them se zgjedhje duhet të keteë. Të gjithë ata që vonojnë zgjidhjen e kësaj krize, vetëm e shtyjnë 18 qershorin dhe vështirësojnë mbylljen e krizës. Partia LIBRA është e vendosur të hyjë në zgjedhje kurdo që zgjedhjet të mbahen dhe në këtë pikë kemi ndryshim me ju të tjerët. A ka opozitë në botë që nuk do të hyjë në zgjedhje? Çudia më e madhe sot në Shqipëri është që dhe opozita dhe qeveria nuk duan bashkarisht të shkojnë në zgjedhje. Imagjinoni sikur në 18 qershor të ketë zgjedhje e mos të ketë asnjë nga partitë tona. Ça vendi është ky? Është shtet qesharak”, tha Blushi.

Duhet të hyjmë në zgjedhje të gjithë tha Blushi, duke bërë gjithçka që të bindim Partinë Demokratike.

“Rilindja gjithçka, lsi diçka, PDIU paçka, gjithë të tjerët çka. Edi Rama për fat të keq i donte të gjitha, edhe qeverinë, edhe partinë, edhe drejtësinë, edhe ekonominë, edhe prokurorinë, dhe garancinë dhe tradhëtinë, edhe neverinë, edhe bezdinë, edhe maninë, edhe marrëzinë, edhe Shqipërinë. Sigurisht, këtë të fundit nuk mund t’ia japim dhe nuk do lejojmë ta marrin”, tha Blushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button