Sporti

Basketboll femra, Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë

Flamurtari konfirmon diktatin e tij në basketbollin e femrave në vendin tonë. Skuadra vlonjate shtoi në “palmares”-in e saj një tjetër trofe, atë të Superkupës së Shqipërisë.
Në finalen e këtij viti të zhvilluar në “Asllan Rusi”, Flamurtari i Viron Toskës arriti të mposhtë Goga Basket me rezultatin 73-69, duke e fituar Superkupën për herë të 12 në historinë e tij.
Ishte Goga Basket ajo që e nisi më mirë ndeshjen, duke e kryesuar atë gjatë 2 periodave të para për të shkuar në pushimin e ndeshjes me avantazhin 29-23. Gjatë periodës së tretë, basketbollistet vlonjate morën frenat e lojës në dorë dhe arritën të përmbysin situatën dhe të marrin avantazhin në këtë ndeshje, për të mos u ndalur më deri në fundin e takimit.
Për skuadrën e Toskës, 2 prej basketbolllisteve që spikatën më shumë ishin Mitov dhe Nikpaljevic. Të dyja së bashku shënuan 40 pikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button