Home / Politika / Basha: Kauzën nuk ia dorëzojmë atyre që sollën krimin

Basha: Kauzën nuk ia dorëzojmë atyre që sollën krimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti të premten se vendimi i opozitës është vetëm një: qeveria teknike.
“Nuk mund të dorëzohet kauza e zgjedhjeve të lira e të ndershme duke ia lënë në dorë atyre që sollën krimin. Për fat të mirë, në këtë betejë nuk kanë munguar miqtë e vërtetë të Shqipërisë, të cilët i kanë dhënë mbështetje totale kauzës së zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër drogës e korrupsionit”, tha Basha.
“Kërkesa jonë nuk ndryshon. Vendimi ynë: vetëm qeveri teknike”, shtoi kreu i PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.