Bota

Dalai Lama: Putin dëshiron ta rindërtoj Murin e Berlinit!

dalai-lama-putin-d-euml-shiron-ta-rind-euml-rtoj-murin-e-berlinit_hdUdhëheqësi shpirtëror tibetian, Dalai Lama ka dërguar kritika të ashpra në drejtim të Rusisë, sidomos ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, duke i thënë atij, ndër të tjera, se është egoist dhe sillet sikur dëshiron që të rindërtoj murin e Berlinit.

“Qëndrimi i tij është “unë, unë, unë.” Kjo është paksa tepër. Shumë egocentrike”, tha Dalai Lama për një gazetë gjermane, duke kujtuar se Putin ishte president i Rusisë, pastaj kryeministër, sërish president, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësi shpirtëror tibetian ka kritikuar më ashpër Rusinë se sa Kinën, e cila sundon në Tibet, që nga pushtimi në vitin 1950, raporton AFP.

“Kina dhe Rusia janë dy raste krejtësisht të ndryshme”, tha Dalai Lama, ku shfaqi shpresë se bota moderne do ta mbështesë Kinën që të bëhet një shtet demokratik.

“Kina dëshiron të jetë pjesë e sistemit politik global dhe është e gatshme që të pranojë rregullat ndërkombëtare për kohë të gjatë. Kam përshtypje se kjo nuk vlen aktualisht për Rusinë dhe presidentin Putin. Jemi mësuar me faktin se Muri i Berlinit është rrëzuar. Tani, presidenti Putin dëshiron ta rindërtoj. Por, ai me këtë i shkakton dëme vendit të tij. Izolimi është vetëvrasës për Rusinë”, tha Dalai Lama.

Related Articles

Nje koment

  1. Po jo mor Lama Putini nuk e ndertoi … te tjere po mundohen me snaskione ta ndertojne se NATO-s e shume organizmave te tjera ose I ka ardhur koha te shkrihen ose te transformohen por derisa nuk ka nje “armik” cdo bejne ata? Si do e justifikojne egsitencen e tyre? Po ne Libi kush e solli gjithe ate katraulle qe sot se merr vesh I pari te dytin aty? Bile as 11 avione Boeing nuk didhen se ku jane … Po ne Egjypt kush e beri, Putini? Po ne Irak me ate te fameshmen deklaret te Powell per fabrika pasurimi te ujit neper trailere kush e beri Putini? Jo or jo lum miku, industria e armeve do lufte te beje para. Ne kohe paqe ka vetem kriza me kete organizim. Po ty ta do b… ta thuash se ke hallin tend me Kinen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button