Home / Kronika / Prokurori Fusha letër Kuvendit: Mos merrni në pyetje anëtarët e BSH, po hetojmë

Prokurori Fusha letër Kuvendit: Mos merrni në pyetje anëtarët e BSH, po hetojmë

Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha i ka kërkuar Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës, Erjon Braçe të mos marrë në pyetje anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi cënon hetimin e nisur nga Prokuroria e Tiranës lidhur me këtë çështje.

prokuroria-e-tiranes

Në një kërkesë zyrtare dërguar Kuvendit të Shqipërisë dhe në veçanti Kryetarit të Komsionit të Ekonomisë, Fusha i kërkon të ndërpresë marrjen në seancë dëgjimore të anëtarve të Këshillit të Mbikqyrës të BSH, pasi një gjë të tillë po e bënë heutesia e cila ka marrë në dorë prej kohësh çështjen që ka të bëjë me vjedhjen e 713 milion lekëve nga Banka e Shqipërisë. Në shkresën e dërguar në kuvend, Kryeprokurori i kryeqytetit argumenton kërkesën e tij duke sjellë në vëmendje ligjin në fuqi për hetuesin, ku një ndër nenet e tij i jepë të drejte supreme organeve të hetuesisë për rezervuar sekretin e saj hetimor dhe ndalon ccdo organ tjetër të luaj një rol të ngjashëm, pasi mund të cënojë hetimet.

Pas mbërritje së kësaj letre në Komisionin e Ekonomisë, Kryetari Erjon Braçe tha se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e komisionit, pasi anëtarët e Këshillit janë thirrur për të dëshmuar në prokurori. 4 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, Elisabeta Gjoni (Guvernatore e komanduar e BSH-së), Adrian Civici, Dhori Kule dhe Petraq Milo do të dëshmojnë sot përpara Prokurorisë.

Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, Ermelinda Meksi dhe Adrian Civici parashikohej të paraqiteshin sot para deputetëve të komisionit, por znj. Meksi në një shkresë dërguar Kuvendit sqaron se nuk mund të raportojë, pasi ka dëshmuar në prokurori dhe dëshmia e saj në komision cënon sekretin e hetimit duke e implikuar atë, referuar edhe Kodit Penal

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.