Home / Politika / Rama: Ngujimi në çadër vjen nga frika nga drejtësia

Rama: Ngujimi në çadër vjen nga frika nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama thotë nga Shkodra se ngujimi në çadër është ngujim që vjen prej një frike shumë të madhe, frikë nga drejtësia.

“Kush ngujohet ka një arsye për të fshehur, kush ngujohet ka një faj për të larë, kush ngujohet ka një motiv shumë të fortë për të refuzuar të ballafaqohet me njerëzit. Dhe ngujimi në atë çadër është ngujimi që vjen prej një frike shumë të madhe, frika nga drejtësia. Ndërkohë që motivi ynë për të shkuar në zgjedhje me 18 qershor dhe për t’i kërkuar të gjithë të rejave dhe të rinjve t’i bashkohen rrugës tonë është çlirimi i drejtësisë për t’i dhënë një hov dhe më të madh ekonomisë dhe punësimit”, deklaroi kryeministri Rama.

Ai është takuar në Shkodër me të rinjtë votues për herë të parë. Ndërsa koordinatori i PS-së për qarkun Ditmir Bushati tha se më 18 qershor janë zgjedhje që do të përcaktojnë të ardhmen e gjeneratave

Leave a Reply

Your email address will not be published.