Home / Ekonomia / FMN mbyll sot vizitën në Tiranë

FMN mbyll sot vizitën në Tiranë

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Nadeem Ilahi mbyll sot vizitën dy javore në Tiranë pas një skanimi të financave publike.

konferenca

Misioni i radhës së Fondit Monetar Ndërkombëtar zhvilloi takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, tatimeve, doganave, INSTAT-it, etj. Në fokus të bisedimeve ishin situata makroekonomike, zhvillimet dhe prospektiva, të dhënat rreth rritjes ekonomike, inflacioni, performanca e të ardhurave, ecuria e taksave, shlyerja e detyrimeve të prapambetura, reformat në sektorët e energjisë, pensioneve, etj, investimet e huaja, niveli aktual i borxhit dhe planet për vitet e ardhshme, buxheti i shtetit, shpenzimet, tavanet dhe investimet.
Në përfundim të bisedimeve, pritet sot të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp e shefit të misionit të FMN-së për Shqipërinë Nadeem Ilahi, ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, atij të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Guvernatores së komanduar të BSH-së, Elisabeta Gjoni .Vizita e FMN-së është pjesë e memorandumit të bashkëpunimit dhe marrëveshjes 3-vjeçare, me vlerë rreth 331 milionë euro./a.gjonaj

Leave a Reply

%d bloggers like this: