Teknologji

Si funksionon Clips?

Clips është aplikacioni i ri i montimit të videove të Apple dhe ajo që mund të thuhet është se është shumë i lehtë për tu përdorur.

Në fakt si traditë Cupertino ka arritur të krijojë produkte intuitive, nëpërmjet të cilave ka pasur rezultate të mira me një sforco të vogël dhe pak angazhim.

E dyta që duhet të dimë është se aplikacioni është i disponueshëm në App Store dhe është falas duke filluar nga 7 prilli.

E tretë është që na jep mundësinë të krijojmë video, si në iPhone dhe në iPad, duke kombinuar foto dhe video dhe duke luajtur me një gamë të gjerë efektesh vizive shtesë, disa prej të cilave vërtetë të veçanta, si titujt që krijohen direkt duke zgjedhur funksionin e duke regjistruar videon për të cilën flasim.

Gjithashtu ka filtra, grafika, emoticon dhe muzikë.  Në momentin që përfundoi videon mund ta ruani apo tia dërgoni dikujt, apo ta ngarkoni direkt në rrjetet kryesore sociale si Instagram, Facebook apo YouTube.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button