Home / Qeveritare / Rama: Guvernatori i ri nuk do jetë nga politika. Fullani? Fjalën e ka drejtësia

Rama: Guvernatori i ri nuk do jetë nga politika. Fullani? Fjalën e ka drejtësia

Stabiliteti financiar i ekonomisë së vendit nuk është cenuar edhe pas ngjarjeve të fundit në Bankën e Shqipërisë.
Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama gjate nje konference per shtyp pas takimeve që zhvilloi sot me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë Ardian Civici, Petraq Milo dhe Dhori Kule.

ramarama
Ne nje dalje publike me keshilltarin per mediat, Endri Fuga, Rama u shpreh se Banka e Shqipërisë ka problematikë administrimin e brendshëm .
“Gjykoj se ishte me rëndësi të komunikoj lidhur me situatën aktuale të Bankës së Shqipërisë. Gjithçka ka ndodhur këto javë ka sjellë në vëmendje të opinionit publik dhe vëmendjen tonë një problematikë të brendshme të Bankës së Shqipërisë që duhet adresuar dhe zgjidhur sa më parë por po kaq e rëndësishme që në këtë zhurmë të kuptueshme nën këto tam -tame të vazhdueshme dhe të përditshme të theksohet fort se ngërçi ku ndodhet baka ka të bëjë me një problem administrimi të brendshëm të bankës dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin financiar gjë që do kishte qenë një problematike që madhe me vete për të gjithë sektorin bankar. Fatmirësisht nuk jemi në ato kushte dhe stabiliteti financiar është tërësisht i pa cënuar dhe i garantuar”- u shpreh kryeministri.
Duke theksuar se BSH është një institucion i pavarur, Rama u shpreh se kjo krizë e tanishme mund të kthehet në një mundësi të re për Bankën.
“Është institucion i pavarur dhe se pavarësia e BSH është kusht themelor për mirëfunksionimin e këtij institucioni themeltar për shtetin si dhe për të ndërtuar raportin mes një qeverie që është e vetëdijshme për këtë dhe vetë bankën. Por sigurisht që ndodhemi në këtë situatë tani dhe kur guvernatori i Bankës ndodhet i arrestuar nga organet hetimore, i shkarkuar nga Këshilli Mbikqyrës kjo situatë del përtej administrimit të përditshëm të Bankës dhe imponon vendimmarrjet duhura nga qeveria dhe nga parlamenti. Dhe pikërisht për të garantuar vendimmarrjet e duhur, une dhe disa ministra të kabinetit kemi zhvilluar një proces kontaktesh shumë intensive. Besojmë që kjo krizë administrimi e Bankës së Shqipërisë mund dhe do të kthehet në një mundësitë re për bankën”

Guvernatori i ri, asnje me profil politik
“Është e rëndësishme që të gjithë të marrin një mesazh të qartë, që nuk janë hapur vende pune në Këshill, dhe nuk është hapur një vend i ri pune për Guvernatorin, ne do t’i trajtojmë pozicionet në fjalë me gjithë respektin e një shumice qeverisë që do t’i provojë shqiptarëve të modernizojë Shqipërinë dhe të rrisë cilësinë e performancës së institucioneve. Sigurisht që ka tundime të natyrshme, ka ambicie të natyrshme, edhe nxitje dhe shtytje të natyrshme, por pa as më të voglin ne jemi tërësisht në një mendje se politizimi i këtij procesi, dhe profilet politike të avancuara në këtë proces do të ishin mungesë vizioni dhe përgjegjshmërie në raport me këtë situatë. Nga ky ngërç i krijuar, Banka e Shqipërisë do të dalë më e pavarur, më e fortë dhe më e sigurtë, dhe do të dalë me një kapacitet të padiskutueshëm të rritur transparence të brendshme në mënyrë që puna e bërë deri këtu të vazhdojë, dhe rezultatet të vijnë duke u rritur.”- tha Rama duke shuajtur keshtu aludimet e mediave se ne vendin e fullanit mund te ishte Arben Malaj apo Anastas Angjeli.

Takimet me BSH e Presidentin
Më tej Rama zbardhi takimet që realizoi sot me drejtues teknikë të Bankës së Shqipërisë dhe mbi atë me Presidentin, një ditë më parë.
“Sapo bëra një takim me ekipin e drejtuesve teknikë të Bankës së Shqipërisë dhe shkova për ti takuar sepse besoj që ajo skuadër e cila nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur dhe e cila ka meritën që vit pas viti dhe me një ecuri kontaktesh e ka garantuar performancën e qëndrueshme dhe të vlerësuar botërisht të Bankës së Shqipërisë nuk meriton të vuajë asnjë lloj presioni, por meriton të mbështetet dhe inkurajohet dhe sigurisht të ndjehet e vlerësuar dhe në këtë moment kur në kushte shumë të vëshira për një bankë qendrore vijon të mbajë funksionimin moral. Gjithë sistemi financiar po funksionon normalisht.
Patëm një diskutim të hapur të vlefshëm lidhur me mënyrën sesi duhet të adresojmë problematikën, sigurisht jo problemin që trajtohet nga hetimi dhe drejtësia se është një problem shumë serioz që nuk ka lidhje me gjithë pjesën tjetër të punës së bankës. Por folëm se cfarë ndryshimesh të reja duhet të sjellim por duke përfituar nga kjo krizë e re administrimi, më qëllim për të përfituar”
“Dje takova presidentin, pasi pata kontaktin me kryetarin e kuvendit dhe me bashkëkryetarin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Pata një ndarje pikëpamjesh me presidentin e republikës, ashtu sikundër jemi në kontakt dhe me FMN. Jam besimplotë se do identifikojmë shpejt, por pa u ngutur rrugën më të qëndrueshme për të cuar bankën dhe një shkallë me lart sec ishte përpara shfaqjes së këtij problemi”.

Ndryshime me ligj për BSH
Kryeministri garantoi se nëse do të lindte nevoja për BSH do të bënte dhe ndryshime në ligj.
“Nëse do duhen nevoja në ligj për të plotësuar nevojat e mometit do i bëjmë dhe ato”.

PYETJE NGA GAZETARËT

Ju nuk keni diskutuar me partnerin tuaj për atë që do zëvendësojë Fullanin? Do bëhen ndryshimet në ligj pastaj do keni një emër për Guvernatorin?
Kemi rënë dakord që kjo krizë administrimi duhet trajtuar dhe duhet shfrytëzuar si një mundësi e re për të forcuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë për të rritur sigurinë dhe rikthyer besimin plotë në kohë s amë të shpejtë të Bankes se Shqiperise dhe për të krijuar mekanizmat e transparencës së plotë brenda për brenda Bankes se Shqiperise. Shumica jonë do të veprojë me ambicie shumë të madhe dhe do të bëjë gjithçka na takon për të plotësuar ato pozicione me profesionistë të nivelit më të lart të mundshëm. Mund të them që çdo emër që ju dhe televizionet kanë diskutuar, përgojuar, hamendësuar nuk është pjesë e kandidaturave për Guvernatorin e Bankes se Shqiperise, asnjë.

Para pak kohësh jeni shprehur se nuk jeni i lumtur me punën e Prokurorit të Përgjithshëm, arrestimi i Fullanit do thotë që prokuroria ka filluar të eci në rrugën e drejtë?
Përsa i përket pyetjes lidhur me punën e prokurorisë mund tu them se ne, unë, Kryetari i Kuvendit, qeveria, kemi qenë të qartë qysh në krye të herës, mbështesim plotësisht hetimin dhe gjithë procesin e hetimit dhe të punës së drejtësisë dhe fjalën e ka drejtësia. Ndërsa nëse kjo është hapja e siparit nga ana e prokurorisë për të luftuar me shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin apo gjithë fenomenin në tërësi që ka rraskapitur Shqipërinë këtë nuk e tregon ky rast por do e tregojë koha, nëse do ketë një rast të dytë, të tretë, të katërt apo të pestë. Ky rast në vetvete është ky që kemi thënë një rast për të hetuar dhe për ti shkuar deri në fund. Bëhet fjalë për një skandal që nuk mund të kapërcehet dhe as të harrohet në një proces të zvarritur hetimor dhe gjyqësor. I takon drejtësisë të thotë fjalën e fundit. Ajo që kemi bërë ne, është që në asnjë moment mos ngatërrojmë rolet dhe detyrat. Në përgjegjësinë tonë të marrim vendimet e duhura për të çuar më tutje në një nivel më të larët profesional punën e BSH.

Cili është guvernatori që keni në mendje, nga duhet të vijë, cilësitë që duhet të ketë dhe çfarë do ndodhë me Këshillin Mbikëqyrës?
E sigurt është që Guvernatori që nuk kam në mendje, është çdo njëri nga Guvernatorët që ju keni në mendje. Po kaq e sigurt është që duam ti japim Bankës së Shqipërisë një guvernator që menjëherë të përshëndetet ndërkombëtarisht si një zgjedhje e pa kontestueshme profesionale dhe morale. Se nga do vi, do e shikojmë, por sigurisht nga sistemi. Që do të thotë nga sistemi financiar dhe bankar. Përsa i përket Këshillit Mbikëqyrës, e përsëris që ne do veprojmë shpejt me vendosmëri dhe pa u ngutur, dhe do respektojmë në çdo hap pavarësinë e institucionit dhe parimin që kemi vendosur, që në fillim. Nuk është një proces ku shumica do përdorë kartonat për të vënë në kontroll Bankën e Shqipërisë apo për të pozicionuar profile që politizojnë procesin.

Pas situatës të krijuar pyetja është sa të sigurta janë depozitat e shqiptarëve në bankat e nivelit të dytë? A ka lëkundje të stabilitetit financiar?
Depozitat janë 100 % të sigurta dhe stabiliteti financiar është solid. Ne jemi në monitorim ndërkombëtar të institucionit që është krijuar dhe gjendet për të dhënë alarmin që është FMN. Nuk ka asnjë problem të kësaj natyre. Çfarë ka ndodhur nuk ka lidhje me sistemin financiar, ka lidhje me një problem të natyrës administrative dhe penale.

Ju thatë që mazhoranca nuk do përdori forcën e kartonit, a është kjo një mundësi për një proces gjithëpërfshirës?
Unë nuk thash që ne nuk do votojmë dhe që nuk do përdorim kartona thash që nuk do përdorim shumicën që kemi për të politizuar procesin apo për të cënuar pavarësinë e Bankën e Shqipërisë. Ne do përdorim votat, nëse opozita do e shohë si moment për t’iu rikthyer detyrës ne e mirëpresim dhe unë jam gati të takohem me kryetarin e PD por s’kam një ftesë për të bërë se boll ftesa më janë refuzuar, por jam i hapur për çdo ftesë dhe komunikim.

Ju thoni që ka ardhur koha për ç’politizimin e Bankës së Shqipërisë….
Nuk thash ka ardhur koha të ç’politizohet por thash që është një moment delikat ku tundimi mund të çojë në politizim dhe shpërdorim të besimit të shqiptarëve. Ne kemi detyrë të marrim vendimet e duhura dhe të përdorim mandatin që kemi për të plotësuar këtë vakum në bashkëpunim me Presidentin e Republikës dhe ku ta gjesh nëse bashkëpunimin e jep edhe opozita. Asnjë figurë politike e sotme, e djeshme dhe e pardjeshme nuk është pjesë e këtij procesi.

Për sa kohë Guvernatori Fullani nuk ishte i arrestuar, pozicioni juaj ishte i baraslarguar për të ruajtur pavarësisë e bankës. Pas arrestimit ju filluat takimet. Nuk kemi cenim të pavarësisë së bankës?
Jemi në një situatë të re. Dje kam takuar Guvernatoren në detyrë me kërkesë të saj. Krejt natyrshëm ka kërkuar të takohet me mua, me Kryetarin Kuvendit dhe Presidentin. Kam diskutuar me të dhe kam kuptuar nevojën për ti dhënë mesazh të qartë mbështetje, që ne e kemi dhënë në mënyrë të përsëritur në qëndrimet tona të mëparshme. Unë kam vizituar Bankën e Shqipërisë pas zgjedhjeve pa marrë ende detyrën. Vizitat e kryeministrit nuk janë cenim pavarësie. Është thjesht një komunikim normal i domosdoshëm mes institucioneve.

A keni dijeni për fondet e investuara në Kalanë e Gjirokastrës kohët e fundit dhe pse nuk ishit të pranishëm në dasmën e ministrit Veliaj? Flitet për një ftohje të marrëdhënieve mes jush…
Keni një talent të veçantë për të fituar bukën duke sajuar, duke komentuar sajesat tuaja dhe duke analizuar këto sajesa. Përgjigjja imë është jo. Janë të dyja pyetje të bëra nga sajesat tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.