Ekspozita

“Pasdite në Muze”, nisma e Muzeut Historik Kombëtar

Një pasdite në muze po kthehet në një traditë të vogël të përjavshme në Muzeu Historik Kombëtar. Përzgjedhja e tematikave për audiencat është e ndryshme. Ato mund të jenë përvjetorë të rëndësishëm historikë të figurave të shquara të historisë,  apo tema të lëna pak në hije.

“Synojmë të sjellim në vëmendje jo vetëm një histori linearë të dokumenteve që mund ta bëjnë edhe instituti i historisë apo arkivat, por dua të nxjerrim në pah artefakte. për ti hyrë më thellë dhe për të zbuluar historinë sociale”, thotë drejtori Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi.

Kësaj here në fokus ishin objektet prej hekuri, bronzi apo bakri. Çdo vizitor shqiptar apo i huaj  e ka vënë re që në periudha të rëndësishme të historisë të territoreve ilire, arbre apo shqiptare këto kanë të atyshme.

“Njohja e këtyre metaleve prodhuese dhe artizanat tregon nivelin më të lartë të qytetërimeve të asaj kohë”, thotë Dorian Koçi.

Nëpërmjet kësaj nisme Muzeu i fton edhe katedrat e tjera shkencore të vendit. Institutin e historisë, Akademinë e Shkencave, Institutin e antropologjisë etj,  për të plotësuar një qëllim të këtij institucioni atë kërkimor e shkencor.

“Duam ta shndërrojmë në vend që debatohet dhe evidentohen vlerat kulturore dhe shpirtërore tonat”, u shpreh  Dorian Koçi.

Si fillim ka rënë në sy një interesim nga trojet e tjera shqiptare si Kosova apo Maqedonia për këtë nismë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button