Home / Qeveritare / Rama vizitë dy ditore në Kinë: Për projekte në infrastrukturë dhe energji

Rama vizitë dy ditore në Kinë: Për projekte në infrastrukturë dhe energji

big_27-nentor-rama-km-kinesKryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë në datat 10 dhe 11 shtator.

Lajmi u konfirmua nga shefi i qeverisë shqiptare gjatë konferencës së sotme për mediat lidhur me situatën e krijuar në Bankën e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se gjatë takimit me homologun e tij kinez, zotin Li Keqiang, pritet të diskutojnë për disa projekte të rëndësishme.

Për këto projekte, tha Rama kemi hapur kanalet e komunikimit.Ndërsa për vizitën zyrtare, shtoi ai, nuk ka asnjë ngut apo nevojë për të mos e kryer këtë detyrim sipas axhendës së planifikuar.

Kreu i Ekzekutivit, pritet të drejtojë të mërkurën, më 10 Shtator sesionin interaktiv “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese” në Forumin Ekonomik Botëror në Tianjin, Kinë.

Kryeministri Rama po ashtu pritet që ditën e enjte, 11 Shtator, të mbajë një leksion për studentët dhe akademiket në Universitetin e Financës dhe Ekonomisë në Tianjin, Kinë.

Më parë, Kryeministri Rama është takuar me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, zotin Li Keqiang, në kuadër të takimit me krerët e qeverive të Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës më 26 nëntor të 2013-ës, në Bukuresht.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që Qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë. Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.