Teknologji

Facebook Workplace është falas

Në tentativë për të tërhequr më shumë përdorues profesionalë, me një sy ndaj tregun emergjent, Facebook ka rritur fuqinë për Workplace, platformë për punën bashkëpunuese në rrjetin social.

Deri tani ka qënë me pagesë, shërbimi që konkuron në mënyrë direkte rivalët si Slack apo Microsoft Teams, por tashmë vjen dhe në versionin falas, me një numër më të kufizuar funksionesh. Testimet sipas Cnet News,  kanë nisur.

Workplace u publikua tetorin e kaluar si një seksion paralel i Facebook, ku punonjësit e një kompanie mund të punonin së bashku për projektet, detyrat dhe aktivitetet e tjera profesionale. Ndryshe nga versioni Premium, ai Standard është privat për disa mjete ekstra analize dhe kontrolli.

Kjo është një shenjë se po rritet konkurrenca mes kolosëve të teknologjisë, edhe në fushën e software bashkëpunues. Slack, i lançuar në 2013 ka hapur rrgë. E më pas Microsoft vjen me Teams, platforma që u jep mundësinë grupeve të punës pët përballet dhe të zhvillojnë projekte të çdo lloji në një ambient bisedash 360 gradëshe që ka të integruar audion dhe videotelefonatat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button