Kronika

Takimi Nishani-Gjoni, Braçe: Cënon hetimin, Gjoni po aq fajtore sa Fullani

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes faqes së tij Facebook lidhur me takimin e zhvilluar dje mes Presidentit të Vendit, Bujar Nishani dhe Zv/Guvernatores së Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni.

brace

Deputeti i PS-së, Braçe, duke e dënuar këtë takim u shpreh se Presidenti i Shqipërisë përmes këtij takimi i ka dhënë imuntet një personi në hetim dhe kjo sipas tij, përbën shkelje.

“E vleresoj shqetësimin e Presidentit për stabilitetin e sistemit financiar në vend,
në fund duhet të ndodhte dhe kjo. Por ka një shqetësim edhe më të madh, shkruan Braçe duke sqaruar se ndikimi mbi prokurorinë për vijimin e hetimeve dhe çuarjen deri në fund të nxjerrjes së përgjegjësisë penale për cilindo që ka drejtuar në bankë dhe ka bërë faj, që do të thotë, Elisabeta Gjoni, në cilësinë e zëvendësguvernatorit (detyrat e të cilit janë të qarta në ligj), në kushtet e mungesës së zëvendësguvernatorit përgjegjës për administrimin e Bankës, me përgjegjësi të plotë edhe për këtë (sipas ligjit), është përgjegjëse po aq sa guvernatori për keqadministrimin me pasojë dëm të rëndë ekonmik për bankën.

Nuk mundet, thotë Braçe që Presidenti i Republikës të japë imunitet nga hetimet apo të cënojë hetimet për të!”, mbyll shkrimin e tij, Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button