Kosova

Presidenti malazez: Presim që Kosova ta ratifikojë Demarkacionin, është në të mirë të saj

Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së Demarkacionit të kufirit me Kosovën.

Autoritetet e Podgoricës, siç transmeton Zëri i Amerikës, theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet.

Ata theksojnë se demarkacioni është bërë mbi bazën e të dyja palëve përkatëse.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka thënë se ratifikimi i kufirit është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi nga kjo varet liberalizmi i vizave.

“Ne po presim me durim që Kosova të vendos për ratifikimin e demarkacionit, pasi interesi i Kosovës varët nga kjo”, tha Vujanovic.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button