Maqedonia

Sindikata e MPJ-së: BE-ja dhe NATO-ja të shqyrtojnë statusin e legjitimitetit të qeverisë së Maqedonisë

Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë kërkon nga BE-ja dhe NATO-ja që të shqyrtojnë statusin e legjitimitetit të qeverisë së Emil Dimitrievit dhe me trajtim të përshtatshëm të kontribuojnë në kthimin e rendit juridik në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Sipas sindikatës, Dimitreiv është kryeministër për realizimin e zgjedhjeve, dhe se pas 11 dhjetorit, ai nuk është më kryeministër. Gjithashtu, sindikata konsideron se është i patjetërsueshëm trajtimi edhe ndaj deputetëve të cilët, sipas sindikatës, i kanë uzurpuar pozitat ministrore, si Poposki, Todorovi, Kançeska-Milevska dhe Dimitriev.

Sindiakta përmend rastin e Aleksandar Nikolloskit të emëruar si ambasador i Maqedonisë në Bruksel, si hap i një qeverie jolegjitime i bërë jashtë procedurave të shkruara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button