Teknologji

Impianti audio më i fuqishëm në botë

Large_European_Acoustic_FacilityEdhe pse ju mund të jeni adhurues të muzikës me volum të lartë, ekziston një impiant në të cilin nuk do të mund të dëgjoni kurrë muzikë. Ai ndodhet në laboratorin ESA, Agjencia Hapësinore Europiane.

Emri i pajisjes është Large European Acoustic Facilty (LEAF) dhe emeton zhurma, muzikë deri në 155 decibel, e cila është e barabartë me zhurmën që shkaktojnë 10 avionë që përplasen njëkohësisht. Të dëgjosh muzikë apo çfarëdolloj zhurme nga ky impiant është thuajse vdekjeprurëse, pasi fuqia e tij është aq e madhe sa që mund të shkaktojë dëme të mëdha të provokuara nga valët zanore.

Gjithsesi, funksioni i LEAF nuk është ai i një arme vdekjeprurëse, por shërben për të testuar satelitët. Ata iu nënshtrohen zhurmës së këtyre pajisjeve, për të testuar rezistencën e tyre, brenda një dhome 16 metra të lartë, me një sipërfaqe prej 85 metra katrorë. E gjithë kjo, për të treguar nëse satelitët mund të rezistojnë në orbitë apo jo

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button