MaqedoniaRajoni

Senatori McCain, shuplakë Ivanovit. Shmang Maqedoninë në turin ballkanik

Maqedonia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, që nuk është përfshirë në turneun e senatorit amerikan John McCain.
Fakti që politikani me shumë ndikim nga radhët e republikanëve dhe ish-kandidat për president po anashkalon Maqedoninë, përcjell një mesazh të fuqishëm për vendin e trazuar nga kriza, sipas analistëve.
Denko Maleski, ish-ministër i Punëve të Jashtme mendon se, senatori John McCain është këshilluar që të anashkalojë Maqedoninë për shkak të situatës politike, e cila nuk po gjen një zgjidhje demokratike.
Edhe Mersel Bilalli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin “Fon” të Shkupit, thotë se mungesa e vizitës në Maqedoni përcjell mesazhin e qartë se diçka nuk shkon me këtë vend.
“Neve na vizitojnë vetëm ata diplomatë që na rikujtojnë se duhet t’i përmbushim detyrimet tona. Vizita si ato të senatorit McCain ndodhin në ato shtete që vlerësohen relativisht normale, e ne jemi shumë larg kësaj”, komenton Bilalli për “Radion Europa e Lirë”.
Ndërkohë, diplomati amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Janush Bugajski, në analizën e fundit pretendon se Moska po hap një front të ri në rajon, me qëllim thellimin e krizës politike në Maqedoni. Qëllimi, sipas tij, është pengimi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, si dhe nxitja e konflikteve në Ballkan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button